Në një seancë të jashtëzakonshme Kuvendi i Kosovës kaloi në orët e vona të mbrëmjes së të enjtes buxhetin për vitin e ardhshëm.
63 deputetë votuan pro buxhetit të ri të shtetit, teksa opozita vendosi ta braktisë seancën.
Në një reagim në rrjetet sociale, kryeministri Kurti shkroi se buxheti i vitit të ardhshëm është 35% më i lartë krahasuar me atë që ishte në vitin e parë të qeverisjes së tij.
“Me këtë buxhet të përgjithshëm prej mbi 3.3 miliardë euro, që është për 35% më i lartë se buxheti që gjetëm në vitin tonë të parë të qeverisjes, po vazhdojmë që ta forcojmë mbrojtjen e Republikës, rrisim sigurinë, nxisim punësimin në tregun e punës, shtojmë kujdesin për familjet, mbështesim reformat që kemi filluar dhe mundësojmë zhvillimin e mëtejmë ekonomik dhe ngrisim mirëqenien e qytetarëve në vend”, shkroi Kurti. (A2 Televizion)