Dialogu Kosovë-Serbi, DASH: Zbatoni detyrimet e marrëveshjes së Brukselit

Nga Rosalba Bejdo
8 Dhjetor 2023, 11:17 | Politikë

Dialogu Kosovë-Serbi, DASH: Zbatoni detyrimet e marrëveshjes së

Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të mbështesin fuqishëm bisedimet e lehtësuara nga BE-ja si e vetmja mënyrë për të arritur një marrëveshje paqësore mes Kosovës dhe Serbisë.

Këtë e tha një zëdhënës i DASH për Zërin e Amerikës. Ai përsëriti thirrjet për qeveritë e të dyja vendeve që të bëjnë përparim konkret në angazhimet e marra përsipër në kuadër të marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve.

Të enjten, i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, foli për përparim në procesin e zbatimit të disa marrëveshjeve të arritura në bisedime, duke nënvizuar se pa normalizimin e marrëdhënieve, asnjëra palë nuk mund të përparojë në rrugën evropiane. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos