“Takim me opozitën për Asociacionin”, Osmani: Do të çoj komente në Kushtetuese për eliminimin e paqartësive

Nga Rosalba Bejdo
7 Dhjetor 2023, 13:09 | Politikë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka paralajmëruar një takim me partitë opozitare në lidhje me draft-statutin e asociacionit të komunave me shumicë serbe. Gjithashtu, njoftoi se do të dërgojë komente në kushtetuese për eliminimin e paqartësive.

Në momentin kur kemi pranuar draftin janë përgatitur një sërë komentesh që Qeveria e Kosovës i ka dërguar te të gjithë të deleguarit special, shteteve të involvuar. Pastaj ka pasur diskutime të ndara, ku shumë prej tyre edhe unë i kam pasur me miqtë dhe aleatët tanë, ku kemi treguar se cilat pjesë është e domosdoshme të sqarohen, në mënyrë që mos të krijojnë probleme në praktikë, të cilat nuk i dëshirojmë askush prej nesh. Mirëpo, meqenëse këto ende nuk janë bërë publike si komente, pasi ende jemi në fillim të procesit dhe vetë dokumenti nuk është dërguar për publikim nga e ana e hartuesve të tij, që janë komuniteti ndërkombëtar. Atëherë, ne do të presim që ata të publikojnë draftin, nuk besoj se do të ketë problem që të publikohen edhe komentet e institucionet. Ajo çka e kam thënë më herët se në momentin që dokumenti shkon në Gjykatën Kushtetuese siç është paraparë në vetë draft-statutin si presidente e vendit do t’i dërgoj komentet të cilat kanë për qëllim që ky draft të eliminojë disa prej këtyre paqartësive.(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos