“Dinari” sërish në Bruksel, alternativat që po i refuzon Beogradi për zgjidhje

Nga Ideal Gola
3 Prill 2024, 20:15 | Kosova

Kryenegociatorët Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç do të ulen sërish të enjten për herë të tretë për të gjetur një zgjidhje për çështjen e dinarit.

Prishtina zyrtare thotë se negociohet vetëm për të gjetur një zgjidhje se si serbët të mund të pranojnë mbështetjen financiare të Beogradit pasi Banka Qendrore ndaloi përdorimin e dinarit në territorin e Kosovës.

Për partinë në pushtet thonë se ka alternativa si mund të zgjidhet por Beogradi heziton të pranoj ato.

“Tash po diskutohet vetëm në kaudër të mekanzimit sesi mund të bëhet dërgesa dhe pastaj ajo dërgesë të mund të shëprndahet te qytetarët. Ka alternativa që dërgesa të bëhen në buxhet tëKomunës e pastaj Komuna të bëjë disbursimin e mjeteve te qytetarët përfitues apo direkt në llogaritë e qyteraëve të cilët janë përfitues të këtrye skemave,” shprehet Jeta Statovcideputete, GP LVV.

Pala kosovare thotë se është në të drejtën e saj dhe është tregaur majft konstruktive duke ofruar një fazë tranzicioni të implementimit të rregullores së re të BQK-së si dhe informacione të nevojshme për qytetarët pakicë.

“Kjo absolutisht nuk ka arsye legjitime të politizohet më tutje sepse kemi edhe praktikën e mjeteve të cilat ndahen nga Republika e Kosovës për qytetarët në Luginë dhe konform rregullave financiare dhe përmes një transaprence të plotë financiare dhe përdorimit të sistemit bankar.”

Për njohësit e marrëdhenieve ndërkombëtare çështje si kjo e dinarit prodhojnë efekte negative pasi shtyejnë marrëveshjen përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë.

“Unë pres që palët të dakordohen për një zgjidhje, por kjo zgjidhje besoj se nuk do t’i jap menjëherë fund kësaj çështje. E keqja është se Serbia në vazhdimësi çdo veprim politik që e ka marrëKosova e ka kthyer në negociatat ose kërkesë për të negociuar,” shprehet profesori Dorajet Imeri.

Dy muaj më parë, BQK solli vendim që euro të jetë valuta e vetme për qarkullim në Kosovë.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos