Ish-Inspektori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencën, Burim Ramadani ka shprehur bindjen e tij se dokumenti që ai ka publikuar për asociacioni është autentik dhe është pikërisht ai që ka në duar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Në studion e Debatit në A2 CNN, ai tha se ky dokument nuk është mohuar as nga qeveria dhe as nga BE.
“Nuk kam pasur asnjë dilemë nëse duhet ta publikoj ose jo por unë besoj që dokumenti është autentik dhe është dok që i është dorëzuar qeverisë së Kosovës e kryeministrit Kurti. Transparenca e rëndësishme dhe e vërteta duhet të dalë në publik se ndihmon edhe procesin. Ajo që mund të them është se konfirmimin e kam bërë në një fazë të qartë me hapat e duhur të secilit dokument”.
Por ndryshe nga drafti i Kosovës, ai tha se dokumenti i Serbisë është përjashtuar nga koncepti i draft statutit që është në fazën finale.
“Ekipi menaxhues që është udhëhequr nga serbët ka pasur një dokument që mesa di unë nuk është bërë publik, i cili ka paraqitur më shumë se një republikë, një lloj konfederatë brenda Kosovës dhe nuk është pjesë e këtij dokumenti që është në fazën finale të diskutimit. Dokumenti i Serbisë është i përjashtuar nga koncepti i draft statutit që është në fazën finale”.
Sipas Ramadanit drafti për asociacioni ka ngjashmëri me draftin e kryeminsitrit Rama
“Drafti i propozuar nga Rama është goxha i ngjashëm me disa detaje, ndoshta 1 e dhjeta apo dy e dhjeta ndryshon. Unë besoj që Kosova do të duhet që të përfitojë diçka jashtëzakonisht të madhe për të jetësuar këtë lloj asociacioni”.
Ai renditi edhe tre pikat më problematike për Kosovën të paraqitura në këtë draft si roli jashtë komunave anëtare, kompetencat ekskluzive për arsimin dhe shëndetësinë dhe fonde jashtë Serbisë, edhe nga Kina apo Irani, si edhe kompetencat që i jepen asociacionit për kthimin e të zhvendosurve.
“Janë tre elementë që mund të kthehen në instrumente të keqpërdorimit politik:
1. Fakti që asociacioni do ketë rol dhe jashtë komunave anëtare në të cilën jeton komuniteti serb dhe në këtë aspekt do të bashkëpunonte edhe me komunat e tjera. Kjo do të përbënte 90% të komunave dhe kjo nënkupton zvogëlim jo zhdukje totale të ndjenjës së serbëve të Kosovës që të integrohen në shoqërinë kosovare. Kjo shkon në kundërshtim me frymën kushtetuese që është për integrim.
2. Ka kompetenca ekskluzive për arsimin dhe shëndetësinë kujdesin social dhe fonde jashtë Serbisë, edhe Kina apo Irani.
3.Kompetencat qe i jepen asociacionit kthimin e te zhvendosurve. Serbia pretendon te ktheje 200 mije serbe te zhvendosur që nga lufta dhe nëse asociacioni ka kompetenca për të kthyer të zhvendosurit. Askush nuk është kundër kthimit por mund të kthehet në përmasat e kolonizimit". (A2 Televizion)