“Të pranojë njohjen e dyanshme”, Kurti kërkon që t’i bëhet më shumë presion Serbisë

Nga Xhevahir Qardaku
13 Nëntor 2023, 20:00 | Kosova

“Të pranojë njohjen e dyanshme”, Kurti kërkon që

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kërkon që t’i bëhet më shumë presion Serbisë për të firmosur marrëveshjen e Brukselit dhe aneksin e Ohrit. Duke folur në Forumin Ekonomik të Vjenës, ai nënvizoi se hapi i parë i rëndësishëm drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi është nënshkrimi i njohjes defakto.

“Serbia është fqinji ynë më i madh. Kufiri me Serbinë është 381 kilometra dhe tani përbënë një rrezik sigurie por që mund të jetë një mundësi ekonomike. Për të shkuar atje duhet më shumë presion në Beograd për të nënshkruar marrëveshjen për të cilën jemi pajtuar. Gjithashtu na nevojitet integrimi europian. Nuk mendoj se rajoni ynë mund të integrohet jashtë BE-së ose pa BE-në. Duhet të jetë drejt BE-së dhe me BE-në... Nënshkrimi i njohjes de-facto të dyanshme është hapi i parë dhe më i rëndësishëm.” (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos