Nuk është vetëm ngërçi politik, por tashme Kosova ka edhe një problem tjetër atë të ekonomisë që vjen prej liberalizimit të tregut të energjisë. Një protestë e bizneseve ka hapur debate të thella nëse duhej tani pikërisht apo jo ky liberalizim dhe dalja në treg të lirë për blerjen e energjisë.
Gazetari i A2 CNN Tomorr Avdia bisedoi me kreun e odës së Tregtisë së Kosovës zotin Lulzim Rafuna dhe mori të gjitha përgjigjet e pyetjeve që ngre sot opinioni.
Kryesorja dhe që i intereson më shumë publikut është se qytetarit tashme do t’i rritet çmimi dy herë. Njëherë i vjen prej rritjes së energjisë dhe e dyta prej çmimit të liberalizuar që operatorët mund t’i vendosin energjisë deri në 400 përqind dhe kjo direkt do të reflektohet në çmimet e konsumatorit. (A2 Televizion)