Një foshnje e porsalindur është gjetur pa shenja mbrëmjen e së shtunës pranë parkut të qytetit të Prizrenit në Kosovë.
Trupi i pajetë i foshnjës është gjetur nga një kalimtar i cili njoftoi menjëherë policinë që shkoi në vendngjarje dhe nisi hetimet për vrasje.
Grupi hetimor po kërkon për prindërit që braktisën të sapolindurin, teksa shkak për vdekjen mendohet të ketë qenë dhe i ftohti. (A2 Televizion)