Një grabitje me dhunë është regjistruar në mes të ditës në Prishtinë, kur dy persona të maskuar hynë në një lokal në qendër të kryeqytetit dhe rrëmbyen prej aty xhiron ditore.
Grabitësit ishin të armatosur dhe nën kërcënimin e armës arritën të merrnin edhe paratë e klientëve që ndodheshin brenda në lokal në ato momente.
Më pas, ata u larguan me shpejtësi duke përdorur një motoçikletë.
Momentalisht, autorët janë të paidentifikuar, ndërsa policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e tyre. (A2 Televizion)