Incidenti në Aeroportin e Shkupit, raporti: U veprua në mënyrë profesionale, reagon presidenca

Nga Rosalba Bejdo
9 Gusht 2024, 14:41 | Kosova

Shërbimet në Aeroportin e Shkupit, përgjegjëse për kontrollet e sigurisë, kanë vepruar në mënyrë profesionale dhe në bazë të standardeve ndërkombëtare.

Në këtë përfundim ka mbërritur Agjencia e Aviacionit Civil në Maqedoninë e Veriut, në raportin lidhur me incidentin e ndodhur në 1 gusht me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani.

Agjencia bërit të ditur se kishte rishikuar të gjitha dëshmitë që lidheshin me incidentin dhe se është konstatuar se shërbimet e aeroportit kanë vepruar në mënyrë profesionale.

Siç thuhet në raportot shërbimet aeroportuale u janë përmbajtur rregullave që zbatohen ndërkombëtarisht, duke mos lejuar anashkalimin e standardeve dhe procedurave, qoftë edhe nën presionin e personave që shoqërojnë pasagjerët.

“Refuzimi për të kryer kontrollet standarde të sigurisë me të njëjtët pasagjerë, sipas të dhënave, ka ndodhur edhe në vitin 2022 dhe 2023 kur kontrollet e sigurisë u pranuan vetëm pasi piloti i avionit kishte refuzuar të pranojë pasagjerë në avion pa u kryer një kontroll sigurie.”

Në deklaratë shtohet gjithashtu se ka pasur përpjekjet për të shfrytëzuar ngjarjen për përfitime politike dhe për të shtrembëruar të vërtetën.

Nuk ka vonuar reagimi i presidencës së Kosovës, që akuzon Maqedoninë e Veriut për shkelje të praktikave dhe konventave ndërkombëtare.

“Republika e Maqedonisë së Veriut ka shkelur rregullat ndërkombëtare që aplikohen çdo kund në botë duke kërkuar skanimin e telefonit të presidentes së një shteti tjetër, gjë që do të paraqiste potencial për cenim të sigurisë kombëtare”, Presidenca tha se Osmani nuk është kthyer nga vizita e saj jashtë vendit përmes Aeroportit të Shkupit pasi ekipi i saj i sigurisë “ka vlerësuar se pas propagandës marramendëse nuk ekzistojnë as kushtet bazike të sigurisë për një gjë të tillë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos