Kolumbia pret Presidenten Osmani me nderime të larta ushtarake

Nga A2 CNN
27 Nëntor 2024, 09:49 | Kosova

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar një vizitë në Kolumbi.

Osmani u prit me nderime të larta ushtarake në Pallatin Presidencial në Bogota, nga Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro.

Përmes një reagimi, Osmani ka thënë se në takim diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme si siguria, turizmi, ekonomia e kultura, si dhe për fuqizimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Presidentja Osmani ka shkruar: “Kolumbia shfaqi një respekt të veçantë dhe dashamirësi për Kosovën dhe qytetarët tanë gjatë vizitës sime zyrtare në këtë shtet, që është gjithashtu vizita e parë e një kreu shteti nga Kosova në Kolumbi.

Diskutuam për mundësitë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme si siguria, turizmi, ekonomia e kultura, si dhe për fuqizimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Mirënjohëse pafund për mbështetjen për Kosovën!”

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos