Rizgjedhja e Trump, kryetari i Kuvendit të Kosovës: Për vendin tonë nuk përbën ndonjë ndryshim të madh

Nga A2 CNN
6 Nëntor 2024, 21:11 | Kosova

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, është shprehur se nuk ka ndonjë ndonjë ndryshim për Kosovën rizgjedhja e Donald Trump si President i SHBA-ve.

Komentet Konjufca i bëri në një intervistë për A2 CNN, ku tha se Kosova është shpallur e pavarur për shkak të konsistencës së politikës së SHBA-ve dhe për ta nuk ka ndryshim mes republikanëve dhe demokratëve.

Ai tha gjithashtu se me administratën e Presidentit Joe Biden, qeveria e Kosovës ka disa dallime sa i përket marrëveshjes së Ohrit.

“Unë i urova Presidentit Trump fitoren e zgjedhjeve, sepse tani u zyrtarizua tejkalimi i 270 votave të Kolegjit Elektoral dhe mund të themi se zyrtarisht tani Trump është President, pavarëisht se detyrën e merr në janar. Por për Kosovën kjo nuk duhet të përbëjë ndonjë ndryshim shumë të madh. Sepse republikan apo demokratë, të dy partitë, Kosova është e pavarur.

Kosova u çlirua falë pikërisht një qasjeje konsistente të SHBA. Kur vjen puna te Kosova ne nuk e kemi vërejtur ndryshimin mes republikanëve dhe demokratëve. Edhe republikanët edhe demokratat e kanë mbështetur Kosovën për të qenë pjesë e BE.

Aspirata jonë është gjithashtu për të qenë pjesë e NATO. Sa i përket administratës së Biden, ne kishim disa dallime përsa i përket gjetjes së gjuhës së përbashkët sesi ta interpretojmë Marrëveshjen e Ohrit. Ata mendojnë se Kosova ka obligim vetëm Asociacionin, kurse ne mendojmë se edhe Serbia ka obligimet e veta”, tha Konjufca. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos