Aksident në rrugën Gjilan-Prishtinë: Automjeti përfundon në Liqenin e Badocit, humbin jetën tre të rinj

Nga Ideal Gola
6 Tetor 2024, 13:50 | Kosova

Aksident në  rrugën Gjilan-Prishtinë: Automjeti përfundon

Tre të rinj kanë humbur jetën tragjikisht pas një aksidenti në rrugën Gjilan-Prishtinë, përkatësisht te Liqeni i Badocit ku makina ka përfunduar në ujë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në mesnatë. Dyshimet e para ende të pakonfirmura për shkaktarin e aksidentit që iu mori jetën tre të rinjve të moshës rreth 21-vjeç ishte mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës.

Raportohet se dy prej të rinjve ishin gjetur në ujë ndërsa një tjetër kishte ngecur në makinë.

Përpos policisë, kishin asistuar edhe ekipet zjarrfikëse si dhe ekipet e kërkim-shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Ne këtë zonë ka kohë që po kryhen punime për ndërtimin e një urë dhe rruga ka devijime. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos