Kongresmeni amerikan kërkon anëtarësimin e Kosovës në NATO

Nga A2 CNN
8 Shkurt 2026, 12:02 | Kosova

Kongresmeni amerikan kërkon anëtarësimin e Kosovës në

Në Forumin e Sigurisë të zhvilluar në Uashington, kongresmeni amerikan Keith Self është shprehur në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në NATO. Gjatë diskutimeve me kreun e PR-së Fatmir Mediu, kongresmeni amerikan vuri në dukje Kosova në NATO do të sillte më shumë stabilitet dhe partneritet, raporton A2CNN.

NATO, e cila do të ishte një forcë jashtëzakonisht stabilizuese në Ballkan. Prandaj duhet të bëjmë përparim në këtë drejtim dhe duhet t’u përgjigjemi kundërshtimeve të disa vendeve. Besoj se kjo është një pjesë kyçe e asaj për të cilën po flasim sot, sepse siguria në Ballkan - Ballkani sot, sipas mendimit tim, është një fuçi baruti - dhe ne duhet ta zgjidhim këtë dhe të sjellim stabilitet në rajon”, u shpreh Mediu.

Ndërkaq kongresmeni Self tha: “Të gjithë shpresojmë që të gjitha vendet e NATO-s të bien dakord të paktën, për të nisur procesin e anëtarësimit për Kosovën. Brenda NATO-s, kjo do të sjellë më shumë stabilitet dhe më shumë partneritet në rajonin tonë, në Ballkan. Dhe mendoj se ata po punojnë fort për të arritur çdo objektiv që kërkohet për të qenë pjesë e aleancës së NATO-s. Por ndërkohë që jeni këtu, nuk mund të rri pa falënderuar miqtë e mi nga Dallas, Teksas komunitetin shqiptar atje  të cilët kanë punuar gjithmonë ngushtë me të gjithë ju dhe kanë qenë një mbështetje e madhe për kombin tonë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos