Lajçaku në dosjen Epstein, BE: Nuk kompromentohet dialogu Kosovë-Serbi

Nga A2 CNN
3 Shkurt 2026, 15:11 | Kosova

Lajçaku në dosjen Epstein, BE: Nuk kompromentohet dialogu

Bashkimi Evropian thotë se përmendja e Miroslav Lajçakut në dosjen e Epstein dhe shprehja e pëlqimit prej tij për Lavorvin nuk e ka kompromentuar procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

Zëdhënësja e BE-së për çështje të jashtme, Anitta Hipper, e pytur në lidhje me këtë çështje u shpreh: "Kur është fjala për dialogun, ai mbetet i pandikuar si i tillë nga këto zhvillime. Dialogu është një proces i qëndrueshëm që nga viti 2011, i cili është në pronësi të palëve dhe i udhëhequr nga Përfaqësuesi i Lartë, dhe po ashtu dialogu është në vazhdimësi nën mbikëqyrje të vendeve anëtare”.

"Unë e dua Lavrovin“, është shprehur Lajçak në një nga komunikimet e zbuluara në dosjen Epstein, raporton A2CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos