18-vjetori i pavarësisë së Kosovës, mbahet ceremonia e ngritjes së flamurit, Osmani dhe Kurti përmendin krerët e UÇK

Nga A2 CNN
17 Shkurt 2026, 10:30 | Kosova

18-vjetori i pavarësisë së Kosovës, mbahet ceremonia e

Kosova nisi ceremonitë zyrtare për festimin e 18-vjetorit të pavarësisë me ngritjen e flamurit shtetëror në oborrin e godinës qeveritare në Prishtinë. Në këtë ceremoni ishin të pranishëm krerët më të lartë të shtetit duke nisur nga Presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentarja Albulena Haxhiu. Si Presidentja ashtu edhe kreu i qeverisë përmendën në mesazhin e tyre ish-krerët e UÇK-së, për të cilët u dhanë së fundmi pretenca nga Prokoruria Speciale. 

Në mesazhin e saj kryetarja e shtetit u shpreh se: “Shprehim respektin më të thellë për të gjithë që kontribuuan. Shprehim respektin më të thellë për rrugën dhe kontributin e presidentit tonë historik, atit themeltar dhe arkitektit të pavarësisë së Kosovës, Ibrahim Rugova, mbi sakrificën e familjes Jashari, në krye me komandantin Adem Jashari, për mijëra dëshmorë, heronj të UÇK-së, për të gjithë ata që dhanë jetën, dhanë mundin dhe bënë sakrificë në mënyrë që të gjithë së bashku t’i gëzohemi shtetit tonë. Natyrisht që është kjo sakrificë që ka trasuar rrugën tonë përpara, për forcimin e shtetit tonë drejt rrugës euroatlantike, në këtë familje ku ne gjithmonë e kemi pasur vendin”.

Ndërkaq kryeministri Albin Kurti në mesazhin e tij theksoi: “Sot festojmë, por njëkohësisht nderojmë edhe rezistencën paqësore dhe kryengritjet e armatosura, të cilat kulmuan me luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos