Rubio uron Pavarësinë: SHBA, e palëkundur në mbështetje të sovranitetit dhe integritet territorial të Kosovës

Nga A2 CNN
17 Shkurt 2026, 09:40 | Kosova

Rubio uron Pavarësinë: SHBA, e palëkundur në mbështetje

Me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës një mesazh urimi për qytetarët ka ardhur edhe nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, raporton A2CNN.

Në mesazhin e tij kryediplomati amerikan thekson mbështetjen e palëkundur të Uashingtonit për sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit.

Në emër të SHBA-ve, ju shpreh urimet e mia popullit të Republikës së Kosovës me rastin e Ditës suaj të Pavarësisë. SHBA-ja mbetet e palëkundur në mbështetjen e saj për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, dhe presim me padurim zgjerimin e lidhjeve ekonomike që do të rrisin mirëqenien e të dy kombeve tona. Ne e vlerësojmë mbështetjen e Kosovës për përpjekjet e SHBA-së në adresimin e sfidave globale dhe mirëpresim udhëheqjen e saj si Anëtare Themeluese e Bordit të Paqes”, thuhet në mesazhin e Sekretarit amerikan të Shtetit.

Ndërsa Kosova shënon këtë përvjetor të rëndësishëm, presim bashkëpunim edhe më të fortë në vitet që vijnë. SHBA-ja qëndron përkrah Kosovës ndërsa vazhdon të ndërtojë një të ardhme të sigurt dhe të begatë”, thekson Rubio.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos