Kosova, ashtu sikurse edhe Serbia, do të dërgojë deri të premten propozimet e saj për të zgjidhur çështjen e dinarit.
Analistët në Prishtinë mendojnë se tema e dinarit ka qenë e panevojshme dhe e dëmshme për Kosovën pasi ka pasur mundësi të tjera për ta zgjidhur para se të mbërrinte në Bruksel.
“Në këtë mënyrë si është realizuar është një imazh jo i mirë për kryeministrin Kurti sepse ka thënë që është një vendim i panegociueshëm, ndërsa tash po negociohet, ka thënë se nuk do të bëjë asnjë kompromis, ndërsa tani komprmiset janë të domsodoshme,” shprehet analisti Artan Muhaxheri.
Komprosimi tashmë duket se është i pashmangshëm edhe për këtë çështje për të mos zemëruar edhe më tej ndërkombëtarët.
“Duhet të ketë kompromise, duhet të ketë ndryshime, sepse në të kundërtën do të dëmtoheshin edhe më shumë raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës pasi është një kërkesë e drejtpërdrejtë e tyre dhe kjo do të ishte jashtëzakonisht e dëmshme për Kosovën, për të ardhmen e saj por edhe për aleancat me shtetet e BE-së.”
Zëra të tjerë mendojnë se zgjidhja nuk duhet të jetë ndryshe përpos asaj që e përcakton rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës.
“Zgjidhja është te nënshkrimi ose dakordimi në mes të Bankës Qendrore të Kosovës dhe Bankës Popullore të Serbisë që mjetet e marra deri më tani siç i kanë marr me ardhjen me furgonë deri në Kosovë pastaj shëprndarjen nëpër duar në dinarë tanimë të ndodh përmes llogarive bankare,” shprehet analisti Fidan Ukaj.
Kosova dhe Serbia do të takohen edhe javës tjetër në Bruksel për të diskutuar mbi propozimet dhe për të dalë deri tek zgjidhja përfundimtare për dinarin. (A2 Televizion)