Autoritetet në Kosovë iu kanë “shpallur luftë” makinave të vjetra në vend, kjo edhe për shkak të direktivave të fundit të BE, por edhe ndotjes së madhe që ato shkaktojnë në ambient.
Kështu nga 1 janar 2024 në Kosovë nuk mund të zhdoganohen vetura më të vjetra se viti 2014. Në vitin 2017 qeveria miratoi një ligj e cili thotë se mjetet rrugore që importohen në Kosovë, nuk mund të jenë më të vjetra se 10 vjet.
Kështu, në zbatim të këtij ligji, Dogana e Kosovës njofton qytetarët se automjetet më të vjetra se viti 2014 nuk do të mund të zhdoganohen nga janari i vitit të ri. (A2 Televizion)