Sanksionimi i Nexhat Krasniqit nga SHBA, reagon Hovenier

Nga A2 CNN
3 Nëntor 2023, 17:52 | Kosova

Sanksionimi i Nexhat Krasniqit nga SHBA, reagon Hovenier

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, ka reaguar pas njoftimit se i është ndaluar hyrja në SHBA, Nexhat Krasniqit.

Në platformën "X", kryediplomati amerikan shprehet se ky njoftim rikonfirmon seriozitetin me të cilin Shtetet e Bashkuara të Amerikës i trajtojnë çështjet e korrupsionit.

“Ne do të vazhdojmë të përdorim të gjitha mjetet në dispozicion për të promovuar llogaridhënien dhe për të penguar sjelljen e ardhshme kriminale duke mbështetur institucionet e Kosovës për sundimin e ligjit.”

Kujtojmë se Shtetet e Bashkuara kanë vendosur në listën e sanksioneve Nexhat Krasniqin, ish-drejtorin e Departamentit të Prokurimit në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, si përgjithësisht të papërshtatshëm për hyrje në Shtetet e Bashkuara, për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion të madh.

Si zyrtar publik përgjegjës për mbikëqyrjen e kontratave të prokurimit, Krasniqi ka keqpërdorur pozitën e tij publike duke pranuar ryshfet në këmbim të dhënies së kontratës për lejimin e ndërtimit të parkut industrial në komunën e Drenasit nga kompania operuese Eltoni.

Veprimi i sotëm tregon se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë me ata në Kosovë që kërkojnë llogari nga zyrtarët publikë të korruptuar. Ky emërtim ripohon përkushtimin e SHBA-së për të luftuar korrupsionin, i cili dëmton interesin publik, pengon prosperitetin ekonomik të vendeve dhe pakëson aftësinë e qeverive për t’iu përgjigjur në mënyrë efektive nevojave të njerëzve të tyre, njoftoi Departamenti i Shtetit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos