Një autobus me rreth 30 udhëtarë nga Kosova është përfshirë në një aksident në Orashac, në afërsi të Dubrovnikut.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës njofton se aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:00 dhe sipas informacioneve të deritanishme asnjë nga udhëtarët nuk ka marrë lëndime dhe nuk ka kërkuar ndihmë mjekësore.
Informacionet rreth këtij aksidenti do të përditësohen sapo të ketë të dhëna më të detajuara nga organet kompetente kroate, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë i MPJD-së:
Lidhur me aksidentin e autobusit nga Kosova në Kroaci, nga informacionet e deritanishme, të marra nga autoritetet kroate, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njofton opinionin e gjerë se rreth orës 18:00, një autobus me rreth 30 udhëtarë ka pësuar një aksident në vendin e quajtur Orashac, në afërsi të Dubrovnikut.
Sipas informacioneve të deritanishme asnjë nga udhëtarët nuk duket të jetë lënduar dhe as të ketë kërkuar ndihmë mjekësore.
(A2 Televizion)