18-vjeçari Lulzim Fejzullahu, nga Podujeva, gjashtë ditë më parë u godit me veturë nga persona të dyshuar të cilët më pas e rrahën për vdekje me shufra metalike.
Si pasojë e plagëve të marra Lulzimi ndërroi jetë të shtunën, por ngjarja që tronditi opinionin publik në Kosovë nuk ka lënë indiferente institucionet e qeverisë lokale.
Sot kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka thirrur një mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi. Tema e kësaj mbledhje ishte "Situata e përgjithshme e sigurisë në Komunën e Podujevës”.
Sipas juristit Lavdim Mekshana autorët sipas ligjit do të dënoheshin jo më pak se 5 vite burg për shkak të moshës. (A2 Televizion)