Arratisja e Faton Hajrizit nga burgu, Sveçla paralajmëron: Do e kapim, është çështje orësh

Nga A2 CNN
8 Korrik 2024, 20:15 | Kronikë

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla foli edhe për çështjen e arratisjes së Faton Hajrizit nga burgu i Vushtrrisë. Në një konferencë për media në Qafë Morinë, zyrtari i lartë Kosovar ka paralajmëruar se kapja e Faton Hajrizit, është çështje orësh apo ditësh.

“Tashmë policia ka bërë angazhimin e saj që të hetojë rastin në plotëni, në qoftë arratisjen apo vendndodhjen e tij dhe arrestimin shumë të shpejtë... Policia po punon unë jam i bindur dhe policia shumë shpejt do të vijë me rezultate. Ju po i shihni rezultatet e policisë për çdo ditë që të kemi numër minimal të rasteve ku kemi vështirësi në zbulueshmëri, do të thotë zbulueshmëria është maksimale, edhe veprimet e policisë janë jashtëzakonisht efektive. Unë nuk jam shumë i brengosur me këtë duke parë efikasitetin e policisë, është çështje orësh apo ditësh”, ka thënë Sveçla. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos