Vrasja e Oliver Ivanoviç, katër serbë dënohen me 22 vite e 6 muaj burg

Nga Ideal Gola
28 Qershor 2024, 20:25 | Kronikë

Gjykata Themelore e Prishtinës shpalli fajtorë katër serbë për vrasjen e ish-politikanit Oliver Ivanoviç mëngjesin e 16 janarit të vitit 2018 pranë selisë së partisë së tij Nismës serbe për Demokraci dhe Drejtësi në Mitrovicën e Veriut.

Tre ish-efektivët e Policisë së Kosovës, Nedelko Spasojeviç, Dragisha Markoviç dhe Zharko Jovanoviç si dhe një tjetër qytetar serb Marko Roshiç u dënuan me 22 vjet e gjashtë muaj burgim për pjesëmarrje në grup të organizuar kriminal dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Sipas prokurorisë, motivi i vrasjes ka qenë shtrirja e kontrollit në pjesën veriore të Mitrovicës si në jetën politike ashtu edhe ekonomike, dhe veprimtarisë së përgjithshme të aktivitetit kriminal.

Ish-sekretarja e Ivanoviçit, Sillvana Arsoviç u shpall e pafajshme për akuzën se ishte pjesë e grupit që vrau ish-politikanin.

“Në mesin 12 mijë e 500 faqeve material voluminoz sa ekzistojnë nuk ka ekzistuar asnjë provë e cili do ta inkriminonte klienten time, pafajësia e cila u vërtetua sot dhe e njëjta është e lirë pas 4 vite e gjysmë”, tha avokati i Sillvana Arsoviç, Musa Damati.

Përpos dënimit me burg, tre prej të akuzuarve u dënuan edhe me gjoba për armëmbajtje pa leje, prej të cilave kishte dhe armë si kallashnikovë e bomba.  Megjithatë, dënimi me gjobë u vlerësua i ulët pasi mund të nxisë edhe të tjerët të përdorin armë.

Vrasja e Oliver Ivanoviç, katër serbë dënohen me 22 vite e

Policëve duhet t’ju mjaftojnë vetëm armët zyrtare dhe jo që policët, pa marr parasysh nacionalitetin, të mbajnë armë ilegale dhe kur shpallen fajtorë të dënohen me gjobë, kjo sipas meje nuk është asbolutisht në rregull”, tha avokati Tomë Gashi.

Avokatët e të dënuarve paralajmëruar se vendimin do ta apelojnë pasi nuk ka dëshmi se klientët e tyre janë të përfshirë në vrasje.

Në njërën akuze gjykata e ka liruar klientin tim për ketë jemi të lumtur, për atë që është dënuar nuk ka pasur dëshmi, ne do ta apelojmë këtë vendim, është dënim i lartë por gjykatësi ka vendosur ashtu, por ky është veç vendimi i shkallës së parë”, tha avokati i Dragisha Markoviç.

Pas dënimit, e ashtuquajtura Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë si dhe Lista Serbe reaguan duke thënë se të katër serbët u dënuan pa ndonjë dëshmi.

Në rastin e vrasjes së Ivanoviçit, prokuroria përfshin edhe Zhelko Bojiqin, ish-shef i operacioneve të Policisë së Kosovës për rajonin verior, Millan Radoiçiçin, ish-nënkryetar i Listës Serbe, dhe Zvonko Vesellinoviçin, biznesmen nga veriu i Kosovës. Por, ndaj tyre nuk është ngritur ndonjë akuzë në Kosovë, për shkak se janë në arrati. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos