Bllokohen gati 300 mijë euro në Han të Elezit

Nga A2 CNN
12 Dhjetor 2025, 07:56 | Kronikë

Bllokohen gati 300 mijë euro në Han të Elezit

Gjatë kontrolleve të rregullta në pikë kalimin kufitar në Han të Elezit, zyrtarët doganorë kanë gjetur dhe sekuestruar 295 mijë e 270 euro të pa deklaruara dhe të cilat ishin fshehur në një veturë.

Zyrtarët kishin ndalur veturën për verifikim të detajuar në vijë të dytë, pasi drejtuesi kishte deklaruar se nuk posedonte asgjë për deklarim, njofton Dogana e Kosovës.

Shuma e parave është konfiskuar në përputhje me procedurat ligjore, ndërsa rasti është referuar për hetime të mëtejshme, raporton KosovaPress. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos