
Presidenti amerikan Donald Trump vlerësoi rezultatet e vizitës së tij të fundit në Azi. Ai tha se kishte siguruar dy marrëveshje tregtare dhe se priste rreth dhjetë të tjera.
Trump tha gjithashtu se Irani dëshironte t’i jepte fund luftës, por nuk ishte i gatshëm të pranonte kushte që ai mund t’i mbështeste.
Duke folur në Shtëpinë e Bardhë, një ditë pas kthimit nga takimet me më shumë se 20 udhëheqës botërorë, mes tyre presidentët e Kinës dhe Rusisë, Trump tha se priteshin marrëveshje të tjera tregtare.
Presidenti amerikan Donald Trump tha se kishte zhvilluar bisedime shumë të mira me presidentin rus Vladimir Putin për Ukrainën gjatë takimit të tyre në Kinë. Sipas tij shefi i Kremlinit do qe t’i japë fund luftës.
“Po zhvillojmë bisedime shumë të mira. Mendoj se kemi një mundësi vërtet të mirë për t’ia dalë”, tha Trump në konferencën për shtyp. Ai shtoi se ne takimin e Shenzhenit “Folën për nevojën që të bashkëpunojmë për të ndalur përhapjen e këtij kërcënimi bërthamor në mbarë botën. Në veçanti, diskutuam gjerësisht se si të sigurohemi që Irani të mos ketë kurrë armë bërthamore. Ata janë të çmendur. Nuk do t’i lejojmë të kenë armë bërthamore”, tha Trump. (A2 Televizion)