Grabitet në mes të ditës shtetasi turk në Prishtinë

Nga A2 CNN
16 Nëntor 2024, 09:43 | Kronikë

Grabitet në mes të ditës shtetasi turk në Prishtinë

Një shtetas turk është grabitur dje në Prishtinë. Ai ka raportuar në polici se ka qenë në rrugë kur dy persona kanë dalë nga një makinë dhe i kanë marrë çantën e dorës në të cilën kishte pasur rreth 12-15 kartela, lejen e makinës, pasaportën, letërnjoftimin të gjitha dokumentet e shtetit turk, si edhe rreth 420 euro.

Rasti ka ndodhur dje në mesditë në Prishtinë, ku të dyshuarit pas grabitjes janë larguar në drejtim të panjohur. Mediat kosovare bëjnë të ditur se Policia po heton mbi këtë rast. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos