
Janë intervistuar 15 kryesues dhe 43 komisionerë në lidhje me dyshimet për parregullsi në rezultatin e zgjedhjeve të 28 dhjetorit në komunën e Malishevës.
Të 15 kryesuesit janë ndaluar për 48 orë dhe brenda këtij afati do t’ju caktohet masa e sigurisë. Kryeprokurori i Gjakovës, Enis Gashi, ka bërë të ditur se deri në këtë fazë nuk është intervistuar asnjë nga kandidatët për deputetë, të cilëve dyshohet se iu janë shtuar votat, shkruan A2 CNN.
Sipas të dhënave të Prokurorisë, në komunën e Malishevës janë prekur mbi 17 mijë vota, të cilat janë hequr ose shtuar. (A2 Televizion)