Policia e Kosovës “mësyn” në një tjetër bankë serbe

Nga A2 CNN
12 Shtator 2024, 20:22 | Kronikë

Policia e Kosovës “mësyn” në një tjetër

Policia e Kosovës ka zhvilluar një operacion në një tjetër degë të Bankës Popullore të Serbisë në Kosovë, e vendosur në zonën e Leposaviçit.

Lajmi u dha nga zyrtari i lartë i policisë së Kosovës, Veton Elshani, i cili shpjegon se operacioni ka ardhur pas një urdhri të nxjerrë prej Gjykatës së Mitrovicës.

Ai tha se operacioni është pjesë e një hetimi në vazhdim për krime ekonomike, konkretisht për pastrim parash.

“Me urdhëresë të Gjykatës në Mitrovicë, po bastisen lokalet e Bankës Popullore të Serbisë, dega në Kosovë dhe Drejtoria e Thesarit, Ministria e Financave në Leposaviq. Krimet Ekonomike janë duke hetuar një rast të pastrimit të parave që ka pasur lidhje me bankat më herët,” tha Elshani, shkruan A2. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos