Lideri i Demokracisë Serbe, Aleksandar Arsenijeviç, është arrestuar sërish nga Policia e Kosovës, shkruan A2 CNN.
Lajmin e ka konfirmuar shefi i operativës rajonale në Mitrovicë të Veriut, Petrit Fejza. Ai tha se përveç Arsenijeviçit është arrestuar edhe një person tjetër. “Po, është dërguar në stacion dhe i lëshohet një tiketë atij dhe një personi tjetër”, ka thënë Fejza.
Arsenijeviç, një ish-profesor kimie në Veri, është kundërshtar me Listën Srpska, të cilën e akuzon se mashtron serbët në Kosovë dhe nuk mbron interesin e tyre. (A2 Televizion)