
Këngëtari i njohur Shemsi Krasniqi, i njohur për të gjithë si Shemi i grupit të famshëm “Ilirët”, është gjetur pa jetë ditën e sotme.
Lajmi për vdekjen e tij qarkulloi në mediat e Kosovës, por ende nuk bëhen të ditura detajet për ndarjen e parakohshme të tij nga jeta.
Humbja e tij ka lënë një boshllëk të madh te familja, kolegët dhe adhuruesit e shumtë që u rritën me këngët e grupit “Ilirët”, shkruan A2 CNN.
Kujtojmë se ai ishte një nga zërat më ikonikë të muzikës sonë, njeriu që i dha shpirt këngës që u kthye në simbol kombëtar, “Xhamadani vija vija”. (A2 Televizion)