
Në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në hyrje zyrtarët doganorë kanë kryer kontrollin e një udhëtari dhe bagazhit të tij.
Gjatë skanimit fillestar dhe kontrollit fizik të udhëtarit, në trupin e tij, të fshehura në çorape, është gjetur një shumë e konsiderueshme parash të padeklaruara prej 8000 funte britanike, përveç një shume tjetër që udhëtari mbante me vete.
Në total, shuma e gjetur ishte 9300 funte britanike, e cila sipas kursit zyrtar të këmbimit përkthehet në 10,611.59 euro, raporton KosovaPress.
Ndaj udhëtarit është shqiptuar masa administrative prej 25% të shumës së padeklaruar, ndërsa pjesa tjetër e mjeteve monetare është ndaluar përkohësisht deri në përfundimin e procedurave ligjore.
Rasti është referuar gjithashtu sektorit të Hetimeve për procedim të mëtejshëm, raporton KosovaPress. (A2 Televizion)