Forca e Sigurisë së Kosovë vijon kërkimet në lumin Buna për shtetasin kosovar që ka humbur jetën në ujërat e tij.
Prej ditës së djeshme, autoritetet kombëtare kanë kërkuar për trupin e viktimës dhe më pas kërkuan dhe ndihmën e palës kosovare, e cila mbërriti në vendngjarje me të gjitha pajisjet e nevojshme.
Kërkimet kanë vijuar përgjatë gjithë ditës, por pa sukses.
Shtetasi i Kosovës dyshohet se ra aksidentalisht në Buna, një ditë më parë. Grupi hetimor po mbledh provat për zbardhjen e kësaj ngjarje tragjike. (A2 Televizion)