Një vatër zjarri ka shpërthyer, në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.
Zjarri mendohet të ketë përfshirë zyrat e serverëve në spital, që ishin të vendosura në katin e katërt të kësaj godine.
Drejtuesit e spitalit konfirmojnë se nuk ka asnjë të lënduar për shkak të flakëve apo tymit, teksa pacientët që ishin pranë vatrës janë evakuuar me shpejtësi.
Paraprakisht, mendohet se zjarri është shkaktuar si pasojë e një defekti në sistemin elektrik. Spitali i Pejës ka shtuar se është në proces të konstatimit të dëmit material.
“Shërbimet ndaj pacientëve kanë vazhduar dhe po vazhdojnë të jepen si gjithnjë dhe puna po vazhdon normalisht, ndërsa ekipet e shërbimeve teknike janë duke u marrë me pastrimin dhe riparimet e nevojshme në dhomën e djegur”, thuhet në njoftimin e spitalit. (A2 Televizion)