Kurti dhe Abdixhiku arrijnë marrëveshjen, zbulohet emri i kandidatit për President të Kosovës

Nga A2 CNN
31 Gusht 2026, 13:54 | Kosova

Kurti dhe Abdixhiku arrijnë marrëveshjen, zbulohet emri i kandidatit

Kryetari i VV-së Albin Kurti dhe kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku kanë arritur marrëveshjen për Presidentin e ri të vendit. Emri për të cilin kanë rënë dakord dy liderët për postin e kreut të shtetit është Bekim Sejdiu.  

Kemi pasur takime të gjata, me diskutime të vazhdueshme dhe mjaft intensive. Të dyja palët kemi qenë të përkushtuar që të përcaktohemi për një emër konsensual për Presidentin e Republikës së Kosovës. Gjatë diskutimeve janë përmendur shumë emra personalitetesh të shquara që kanë mbështetje edhe në popull, edhe në shumë vende të Kosovës, që kanë dhënë kontribut profesional dhe kombëtar në shoqërinë tonë dhe që kanë vlera demokratike e shtetërore. Nga të gjithë emrat që janë propozuar e shqyrtuar, në mesin e të cilëve të gjithë ishin individë të dalluar, gjatë diskutimeve të përbashkëta jemi dakorduar për një emër dhe ai është Profesor Doktor Bekim Sejdiu. Karriera e Profesor Doktor Sejdiut është e shquar dhe e pasur, me përvojë të ndryshme e pozita të rëndësishme“, tha Abdixhiku.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos