
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Prizren, ku një grua 80-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e saj. Sipas Policisë së Kosovës, dyshohet se ajo është vrarë nga bashkëshorti i saj 81-vjeçar.
Ngjarja ka ndodhur më 26 gusht, rreth orës 01:30. Policia dhe ekipi mjekësor kanë shkuar në banesë, ku kanë konstatuar vdekjen e 80-vjeçares.
Pas kontrollit të vendit të ngjarjes, hetuesit policorë dhe ekspertët e mjekësisë ligjore kanë ngritur dyshime për veprën penale “Vrasje e rëndë”.
Sipas Policisë, lëndimet në trupin e gruas dyshohet se janë shkaktuar me forcën e duarve, pa përdorur armë apo ndonjë mjet tjetër.
Bashkëshorti i viktimës është arrestuar.
(A2 Televizion)