Kuvendi i Kosovës miraton në parim projektbuxhetin

Nga A2 CNN
17 Nëntor 2023, 07:34 | Kosova



Pas një seance që zgjati për disa orë, gjatë së cilës nuk munguan as debatet e ashpra, Kuvendi i Kosovës miratoi në parim projektbuxhetin për vitin 2024.

62 deputetë që ishin në sallë votuan pro këtij buxheti, teksa nuk kishte asnjë votë kundër apo abstenim.

Gjatë seancës, kryeministri Kurti u shpreh se buxheti i vitit të ardhshëm do të jetë i fokusuar te mbrojtja dhe siguria, teksa 370 milionë euro janë përcaktuar pikërisht për këto dy sektorë. Ai theksoi se janë planifikuar tre milionë euro për Luginën e Preshevës dhe 742 milionë për komunat e Kosovës.

Shefi i ekzekutivit u shpreh se buxheti do të jetë më i madh nga ai i vitit të kaluar, teksa do të ketë investime në infrastrukturë rrugore dhe fusha të tjera.

Përfaqësuesit e PDK, LDK dhe AAK nuk e mbështetën këtë projektbuxhet, pasi sipas tyre, nuk paraqet interesat e qytetarëve të Kosovës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos