Kosova vijon të jetë nën masa ndëshkuese të Bashkimit Evropian për pothuajse një vit, që pas tensioneve në fund të majit të vitit të kaluar.
Edhe pse nga Lëvizja Vetëvendosje ishte paralajmëruar se masat janë gati për t’u larguar, operacioni për mbylljen e institucioneve financiare në veri duket se e ka shtyrë vendimin e BE-së.
Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, konfirmoi se ky operacion do të jetë pjesë e raportit që do t’iu prezantohet vendeve anëtare, ndërsa opozita në Kosovë akuzon Qeverinë sikur po shtyn qëllimshëm heqjen e masave.
“Duket se kjo Qeveri nuk është e interesuar edhe për t’i hequr sanksionet sepse kështu duke sikur do të paraqesë veten se po merr masa që të shtrijnë legjitimetin e sovranitetin në pjesën veriore të Mitrovicës sepse të gjitha koncensionet që ika bërë do t’i arsyetojë me çështjen e mbylljes së filaleve të bankës, në çështjen e dinarit dhe me veprimet e tjera populiste.”
Operacioni i fundit për banka në veri, që ndërkombëtarët tha se është bërë pa koordinim, për opozitën është duke lënë pasoja në të gjithë politikën e jashtme të vendit.
“Është po ky kryeministër i cili vetë e ka bo këtë hallaka më në politikën e jashtme, bashkë me ministren e Punëve të Jashtme, bashkë me presidenten, pasi edhe presidentja nuk ka qenë e zëshme pasi është dashur të punojë më shumë sa i pëket arenës ndërkombëtare. Zoti Kurti gjithmonë ka marrë veprime të njëanshme të paakordinuara me aletaët tanë dhe të paakordinuara me partitë e tjera opozitare që janë pjesë e Kuvendit të Kosovës dhe shikoni në çfarë situate jemi.”
Si pasojë e masave ndëshkuese, opozita thotë se Kosova ka humbur projekte në vlerë mbi 300milionë euro, ndërsa liderët e vendit nuk janë pritur në takime të nivelit të lartë. (A2 Televizion)