''Më shkuan lotët për Distrian'', Kelmendi: Isha e bindur që do fitonte, Kosova tregoi vlera

Nga A2 CNN
29 Korrik 2024, 20:09 | Kosova

Ishte e bindur që Distria Krasniqi do të fitonte medaljen e artë, por megjithatë edhe të argjendtën, trajnerja e xhudos Majlinda Kelmendin e cilëson një arritje e madhe për Kosovën.

Ish fituesja e medaljes Olimpike, thotë se nuk kishte mundur ti mbante lotët përhumbjen e Distrias në finale.

“Mëshkuan lotët kur humbi Disi. Realisht në momentin kur humbi Disi në finale, më shkuan lotët sepse ishe një milion për qind e sigurt që do ta mposht. Kemi qenë në disa përgatitje këtë vit dhe Distria jo që e mposhte në stërvitje po thjeshtë e dominonte dhe luante me tw si macja me miun, kwshtu qw nw momentin kur pwrfundoi lufta e kisha njëfarë shoku të vogël, por prapë se prapë medalja është medalje dhe derisa je në podium, ngjyra e medaljes nuk luan shumë rol se çfarë është,” tha Kelmendi.

Ajo ka shtuar se me këto medalje dhe paraqitje të mira, Kosova po i tregon botës që ka një rini të shëndoshë dhe vlera të mëdha si komb dhe si popull.

“Hera e tretë që Kosova po merr pjesë në Lojëra Olimpike dhe për herë të tretë prapë po marrim medalje, kështu që thjeshtë po ia dëshmojmë botës që e kemi një rini të shëndosh dhe që ndoshta shumë, shumë kohë më parë është dashur të na jepet mundësia ta përfaqësojmë shtetin tonë dhe t’i tregojmë vlerat tonasi si komb dhe si popull.” (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos