All - Scripts - 1
All - Scripts - 5
All - General - 1

Presidentja Osmani i dorëzon flamurin ekipit olimpik: Nora Gjakova premton përfaqësim dinjitoz

Nga Tomorr Avdia
16 Korrik 2024, 09:40 | Kosova
All - Paragraf - 1

Presidentja Osmani i dorëzon flamurin ekipit olimpik: Nora Gjakova premton

Nora Gjakova e di rëndësinë e Lojërave Olimpike. Në Tokio, tre vjet më parë, Nora fitoi të artën olimpike, medaljen më të vlefshme në sport. Të mërkurën Nora Gjakova dhe xhudistët tjerë të ekipit të Kosovës marrin rrugë për në Francë.

All - Paragraf - 3

Në Paris, prej 26 korrikut deri më 11 gusht mbahet edicioni i ardhshëm i Lojërave Olimpike.

Në ceremoninë hapëse, Nora dhe vëllai i saj, Akil Gjakova do ta kenë nderin për ta mbajtur flamurin e Kosovës. Flamurin e shtetit, Nora e pranoi të hënën mbrëma nga presidentja e Kosovës, Osmani

Ceremonia e dorëzimit të flamurit për ekipin olimpik është mbajtur në Amfiteatrin e Gërmisë.

"Jemi këtu falë një rrugëtimi që e kemi bërë së bashku me trajnerin Driton Kuka, familjet  tona dhe të gjithë përkrahësit. Premtoj se do ta përfaqësojmë shtetin tonë denjësisht dhe do të luftojmë deri në forcën e fundit”, ka thënë Gjakova.

All - Paragraf - 7

Ekipi i Kosovës përbëhet nga nëntë garues. Pos Norës me normë nga xhudoja marrin pjesë edhe Distria Krasniqi, Laura Fazliu, Loriana Kuka e Akil Gjakova.

Edhe Distria është kampione olimpike në fuqi. Me normë të fituar paraqitet edhe boksierja Donjeta Sadiku. Ndërkohë me ftesë do të marrin pjesë notarët Adell Shaboviq e Hana Beiqi si dhe atletja Gresa Bakrraçi.

Para dorëzimit të flamurit, një fjalim e mbajti kampionia e parë olimpike nga Kosova, xhudistja Majlinda Kelmendi. Majlinda në Paris do të udhëtojë si trajnere, përkatësisht si pjesë e shtabit teknik të kryemjeshtrit të xhudos, Driton Kuka. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 4

A2 CNN Livestream

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Latest Videos