Shpërthim në afërsi të liqenit të Ujmanit

Nga Ideal Gola
21 Korrik 2024, 15:22 | Kosova

Shpërthim në afërsi të liqenit të Ujmanit

Një shpërthim  ka ndodhur në veri të Kosovës në afërsi të liqenit të Ujmanit. Për pasojë dy automjete janë dëmtuar ndërsa nuk raportohet për të plagosur.

Dyshohet se është hedhur një granatë dore. Kohët e fundit Ujmani po shfrytëzohet nga banorët e rajonit të Mitrovicës për t'u freskuar në këto ditë te nxehta.

Makinat e dëmtuara kanë qenë të parkuara skaj rrugës. Policia konfirmoi se janë duke hetuar rastin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos