Vrasja në Lozicë, MPJD e Kosovës thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjen përmes Serbisë

Nga Tomorr Avdia
18 Korrik 2024, 13:10 | Kosova

Vrasja në Lozicë, MPJD e Kosovës thirrje qytetarëve të

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës u ka bërë thirrje mërgimtarëve dhe qytetarëve të Kosovës që të shmangin lëvizjen përmes territorit të Serbisë.

Thirrja është bërë pasi në orët e para të së enjtes në Lozicë të Serbisë është vrarë një polic dhe i dyshuar për këtë rast është një kosovar.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës do të mbajë të informuar opinionin publik për këtë rast dhe apelon te mërgimtarët dhe qytetarët e Kosovës që të rrisin kujdesin gjatë kalimit nëpër Serbi dhe sipas vlerësimit të situatës të shmangin lëvizjen përmes territorit serb”, thuhet në reagim.

Në reagim thuhet gjithashtu se Ministria e Jashtme, po ndjek nga afër zhvillimet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos