Moszbatimi i marrëveshjeve, O’Brien: Mundësi e humbur për Kosovën dhe Serbinë

Nga A2 CNN
27 Qershor 2024, 20:11 | Kosova

Moszbatimi i marrëveshjeve, O’Brien: Mundësi e humbur për

Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, James O’Brien, tha se moszbatimi i marrëveshjeve mes Kosovës dhe Serbisë “është mundësi e humbur nga të dyja vendet”.

Ai i bëri këto komente në një postim në rrjetin X duke shpërndarë deklaratën e shefit të politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian Josep Borrell, pas përpjekjeve të së mërkurës për një takim mes lidereve te Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

Ulja e Kuritit dhe Vucic ne te njejten tryeze, nuk ndodhi pasi Kosova refuzoi të marr pjesë dhe vendosi 3 kushte për një takim trepalësh; dorëzimin e Milan Radoicic, nënshkrimin e marrëveshjes së Ohrit dhe tërheqjen e letrës së dorëzuar nga BE, nga kryeministrja Ana Brnabiç.

Zoti O’Brien tha se takimi i së mërkurës “nënvizoi faktin se palët duhet të riperkushtohen për të trajtuar problemet dhe për të ndjekur mundësitë në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos