Përpjekja e Serbisë për të fshehur krimet e luftës, po e forcon edhe më shumë lidhjen e Beogradit zyrtar me autorët e krimeve ndaj shqiptarëve në Kosovë. Kështu u shpreh kryeministri Albin Kurti teksa përkujtoi masakrën e Lybeniqit të Pejës, ku forcat e regjimit serb, 25 vjet më parë, vranë 79 civilë të këtij fshati.
“Shteti serb edhe sot e kësaj dite strehon dhe mbron kriminelët e luftës dhe nuk bashkëpunon me drejtësinë për të gjitha krimet dhe masakrat të cilat kanë ndodhur në Kosovë.”
Kreu i qeverisë kërkoi nga sistemi i drejtësisë të adresojë me urgjencë rastet e krimeve të kryera gjatë luftës, pasi siç tha ai dëshmitarët janë gjithnjë e më të moshuar. Shpresoj të deponohen sa më shumë dëshmi përkrimet e kryera këtu në Kosovë.
Ndërkaq sistemit të drejtësisë nga këtu i bëj thirrje edhe një herë për adresim me urgjencë të rasteve të kryera gjatë luftës, sepse këto krime asnjëherë nuk janë vjetruar, por dëshmitarët janë gjithnjë e më të moshuar.
Qytetarë dhe politikanë zhvilluan homazhe pranë memorialit të të rënëve në Lybeniq, përfshirë kryetarin e AAK, Ramush Haradinaj. Ky i fundit tha se barbaria e shtetit fashist serb, nuk kishte kursyer askënd që I doli përpara. (A2 Televizion)