
Edhe presidenti francez Emmanuel Macron i dërgoi një mesazh urimi presidentes së Kosovës Vjosa Osmani në 18-vjetorin e pavarësisë. Teksa përmend faktin që Kosova njeh përkushtimin e Francës për pavarësinë e Kosovës, theksoi se vendi i tij do të vazhdojë të mbështesë dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian.
Mesazhe urimi edhe nga Mbreti Charles, i cili vë në dukje lidhjet e forta midis dy vendeve dhe dëshirën për të forcuar më tej partneritetin.
Edhe Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier theksoi se Gjermania mbetet një partner i besueshëm dhe mbështet rrugëtimin e Kosovës drejt Bashkimit Evropian, duke vlerësuar reformat e bëra deri më tani.
Presidenti i Italisë Sergio Mattarella uroi për përparimin drejt integrimit euroatlantik dhe theksoi rëndësinë e stabilitetit në rajon (A2 Televizion)