18-vjetori i Pavarësisë së Kosovës, Osmani: Mos barazoni agresorin me viktimën, lufta jonë ishte e drejtë

Nga A2 CNN
17 Shkurt 2026, 11:01 | Politikë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përkujtoi të gjithë ata që dhanë jetën për lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës, në 18-vjetorin e shpalljes së saj.

Në një fjalim të mbajtur në Kuvend, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë, Osmani vuri theksin te lufta për liri e popullit të Kosovës dhe përpjekjet për ta njollosur atë me gjyqin që po u bëhet komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gjykatën Speciale.

“18 vjet më parë, Kosova u ngrit nga vuajtja në dinjitet, e nga rezistenca në shtetësi. Duke i dhënë fund një historie të dhimbshme dhe duke hapur një kapitull të ri. Sot me respektin më të thellë përulemi para atyre burrave e grave që ranë për këtë ditë”, tha Osmani, përcjell A2 CNN.

“Lufta ishte e drejtë dhe e domosdoshme. Çdo përpjekje për ta njollosur dhe për të barazuar viktimën me agresorin me është e padrejtë dhe historikisht e pavërtetë dhe e papranueshme. Krerët e UÇK-së që gjenden në Hagë u ngritën për liri, për dinjitet dhe për të drejtën e patjetërsueshme për të jetuar të lirë në atdheun tonë. Prandaj çdo përpjekje për ta barazuar luftën tonë çlirimtare me krimet e regjimit gjenocidal të Serbisë, jo vetëm që e minon drejtësinë por dëmton rëndë përpjekjet e paqes afatgjatë në rajon”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos