Albin Kurti shkarkon nga detyra zv.ministrin Arbër Vokrri, zbulohet arsyeja

Nga A2 CNN
23 Maj 2025, 16:34 | Politikë

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka liruar sot nga detyra zëvendësminstrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri.

Ky vendim vjen pas deklaratave të tij se diplomatë ndërkombëtarë dhe përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare, me veprimet të tyre kanë nxitur trazira në veri të vendit, duke përmendur me emër edhe Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadorin Aivo Orav.

Shkarkimi erdhi me argumentin se deklaratat e z. Vokrri nuk përfaqësojnë qëndrimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës, shkruan A2 CNN.

Kujtojmë se Kosova u vizitua ditët e fundit edhe nga përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian, Kaja Kallas, e cila tha se BE ka nisur heqjen e masave ndëshkuese ndaj Prishtinës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos