Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka përshëndetur heqjen e pjesshme ta masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, ndërsa ka bërë thirrje që ato të hiqen plotësisht.
Gjatë një takimi të zhvilluar mbrëmjen e së enjten me shefen e diplomacisë së bllokut, Kaja Kallas, Kurti tha se Kosova duhet të marrë statusin kandidat si demokracia më e avancuar e Ballkanit Perëndimor.
Sipas zyrës së kryeministrisë shefi në detyrë i ekzekutivit kosovar “theksoi rëndësinë e zbatimit të plotë” të Marrëveshjes për normalizim raportesh mes Kosovës dhe Serbisë, ndërsa bëri thirrje që Serbia të mbahet përgjegjëse për sulmin në Banjskë dhe që Millan Radoiçiq t’i dorëzohet Kosovës.
Kurti ngriti gjithashtu cështjen e shkeljeve të vazhdueshme të të drejtave të shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc nga shteti i Serbisë . Kurti dhe kryediplomatja evropiane folën edhe “për procesin paszgjedhor në vend dhe angazhimet për formimin e institucioneve të legjislaturës së nëntë”, bën të ditur komunikata.
Ndërkohë gjate paradites së sotme Kallas vizitoi veriun e Kosovës, duke nisur me nje ndalesë në gjykatën themelorë të Mitrovicës së veriut. (A2 Televizion)