Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, konfirmon se kriza politike që ka mbërthyer Kosovën prej muajsh mund të shkojë drejt zgjidhjes. Ai kërkoi që partitë të ulen dhe të bisedojnë për formimin e institucioneve të reja dhe formimin e një shumice parlamentare.
Limaj ka fajësuar tre partitë e para politike në numra si të papërgjegjshme. I pyetur lidhur me deklaratën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, se Limaj ka kërkuar postin e kryeparlamentarit, shkruan A2 CNN.
Këto qëndrime kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i dha në konferencën për media të thirrur për të konfirmuar se kësaj partie i bashkohet “Forumi i Intelektualëve”. (A2 Televizion)