Në darkën e shtruar për shefen e diplomacisë evropiane Kaja Kallas, kryeministri në detyrë Albin Kurti tha se diskutuan për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, progresin në reforma, demokraci dhe ekonomi, bashkëpunimin reciprok dhe e integrimit evropian të vendit tonë.
Në një postim në Facebook, Kurti ka shprehur mirënjohje për angazhimin e Kallas për largimin e masave kufizuese dhe njoftimin se ato kanë nisur të largohen gradualisht.
“Ky është hap pozitiv dhe një lajm i mirë për vendin, edhe pse masat janë vendosur padrejtësisht dhe se ato duhet të largohen plotësisht”, ka shkruar Kurti, raporton KosovaPress.
Institucionet e Kosovës janë të përkushtuara dhe angazhohen çdo ditë për sundim të ligjit, siguri publike dhe mirëqenie e shërbime për qytetarët tanë, pa dallim, tha Kurti. (A2 Televizion)